Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf.
Njoftimin e ka bërë ambasada gjermane e cila sqaron se Zingraf është ndarë nga jeta tre ditë më parë pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë.
Zingraf ka qenë ambasador në Shqipëri në vitet 2019-2023.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf. Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë. Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh. Ftojmë të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan të ndajnë ngushëllimet dhe kujtimet e tyre në hapësirën tonë virtuale përkujtimore: https://peterzingraf.muchloved.com.” – shkruhet në njoftimin e ambasadës gjermane në Shqipëri.