Vendosni fjalën kyçe....

Nëntë të vdekur pas fatkeqësisë në tubimin e fushatës presidenciale në Meksikë (Videot)


Nëntë persona janë vrarë dhe të paktën 50 janë plagosur pasi një pjesë e skenës u shemb në një tubim politik në Meksikë të mërkurën.

Aksidenti ndodhi gjatë një aktiviteti të fushatës për Jorge Alvarez Maynez, kandidatin presidencial për partinë e qendrës së majtë Lëvizja Qytetare, në qytetin e San Pedro Garza Garcia në shtetin e Nuevo Leon.

Pamjet video të postuara në rrjetet sociale tregojnë se skena bie papritur përpara drejt e në turmë. Era e fortë është fajësuar për thyerjen e strukturës së madhe. Një fëmijë ishte mes të vdekurve, tha guvernatori Samuel Garcia në mediat sociale.

“Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tilllë, që bie kaq papritur,” citoi Reuters të thoshte Alvarez Maynez, teksa përshkruante se sa shpejt kishte fryrë era para se skena të rrëzohej. Disa anëtarë të ekipit të tij ishin plagosur, shtoi ai.

Alvarez Maynez, i cili është në vendin e tretë në zgjedhjet presidenciale të Meksikës përpara votimit më 2 qershor, shpëtoi i padëmtuar.

Guvernatori Garcia u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda, pasi erërat e forta dhe stuhitë vazhdojnë në zonë.