Vendosni fjalën kyçe....

“Rithemelimi organizatë familjare, ditën bën zhurmë kurse natën pazare për kulla e resorte” – Bejko


Organizatë familjare e ka quajtur Rithemelimin  e PD-së ish-kandidati i Bashës për Tiranën në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një bashkëbisedim me gazetarin Arbën Hitaj në Report Tv, ai tha se Argita Malltezi është shpallur non grata nga SHBA-ja dhe se Rithemelimi është një pronë e Berishës dhe familjarëve të tij.

“’Zonja Malltezi është non grata. Unë jam tek PD, ajo është një organizatë familajre. Demokratët shkuan me shpresë se Berisha është më i zoti se Basha. Tani ka zhgënjim. Shkuan disa deputetët së fundmi për kalkulime. Ka filluar leximi mbrapsht edhe prej tyre. Në këto kushte me një parti familjare, partinë e quante pronë të vetën. U çudit pse bënte rezistencë Basha, vajti ta nxirrte me shqelma. Tani është në fazën e ngrënies së vetes. Foltores i mungon kauza. Nuk i qëndroi tezave morale për të cilat njoftoi krijimin. Kështu ra Roma e lashtë, hëngri veten.” – tha Bejko.

Ai theksoi më tej se Rithemelimi nuk ka moral pasi ditën bën zhurmë ndërsa natën bën marrëveshje me Ramën e Veliajn për kulla e resorte.

“Nuk është puna të bësh zhurmë, puna është të jesh produktiv. E bën zhurmë ditën dhe natën bën marrëveshje me ta, për kulla, resorte. Ekipi i PD-së është ekip i çliruar nga këto. Nuk ka asnjë me ngarkesa nga e shkuara. Ose janë profesionistë, politikanë ekspertë. Personalisht nuk e konsideroj kundërshtar politik Berishën. E shoh si problem që duhet zgjidhur. Ose duke u larguar vetë, që nuk ndodh. Ose duhet të gjenden rrugë të tjera duke gjykuar të shkuarën e tij. kushdo që ka ushtruar funksion publik nuk duhet të hezitojë të përballet me drejtësinë. Ai thotë unë jam ndryshe nga ligji, prandaj është politikë e vjetër. Të kërkon drejtësia të paraqitet duhet të paraqitesh. Shko atje dhe ndiq rrugët institucionale.” – shtoi Bejko.