Vendosni fjalën kyçe....

Seancë plenare në nder të presidentes së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar: Përkrahim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së


Në Kuvend është mbajtur një seancë plenarë në nder të vizitës së Presidentes sllovene Natasa Pirc Musar.

Homologia sllovene mbajti një fjalim ku u shpreh se marrdhëniet mes dy vendeve janë të ngushta dhe Sllovenia mbështet të gjitha shtetet që duan ti bashkohen BE-së, veccanërisht Shqipërisë tha ajo.

Musar tha se jetojmë në një botë me shumë sfida, por duke qenë bashkë ndërtojmë shoqëri të suksesshme dhe puna në grup është rruga për zgjidhjen e problemeve globale, u shpreh Presidentja sllovene, Natasa Pirc Musar në Kuvend.

Teksa u shpreh se diplomacia luan një rol thelbësor për hapjen e negociatave, Musar deklaron se shteti slloven do të përkrahë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.