Një qytezë e vogël në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është goditur nga një tornado e fuqishme, ku 5 persona vdiqën dhe të paktën 35 u plagosen.
Sipas autoriteteve, qyteza Greenfield u rrënua, madje edhe spitali i qytezës u shkatërruar, gjë që do të thotë se njerëzit që mbetën të lënduar nga tornado duhej të dërgoheshin në spitalet e qytezave në afërsi për shërim.
Departamenti i Sigurisë Publike në Greenfield, një qytet me rreth 2,000 banorë, tha se numri i personave të lënduar është edhe më i lartë se sa është raportuar aktualisht,
Sakaq tornado ishte aq e fuqishme, sa rrëzoi edhe disa turbina të mëdha të erës.
Më parë Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së ka paralajmëruar disa herë për tornado për shumicën e Ajovës dhe për disa shtete në afërsi të saj./AP