Vendosni fjalën kyçe....

U dënua për vrasjen e policit Triumf Riza, shpallet në kërkim pas arratisë Enver Sekiraqa


Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Enver Sekiraqën i cili i arratis disa ditë më parë.

Ajo ka kërkuar bahkëpunimin e qytetarëve që mund të kenë dijeni mbi vendndodhjen e tij, shkruan Koha.

Sekiraqa ishte në arrest shtëpie ndërsa Gjykata e Apelit vendosi kthimiin e tij në paraburgim. 51-vjeçari u dënua në fillim të majit me 25 vjet burg si nxitës i vrasjes së policit Triumf Riza, ngjarje e ndodhur në vitin 2007.

“Kërkesë për bashkëpunim. Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Gjykatës Themelore ne Prishtinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është:

– Enver (Hamit) Sekiraqa i lindur me 18.11.1973 me adrese banimi rruga  ”Gryka e Llapushnikut” numer 7 në Prishtinë.

I dënuar për veprën penale” shtytje në kryerjen e vrasjes së rendë të parashikuar nga neni 147, par 3 dhe 9 lidhur me nenin 24 të KPK-së. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor ose nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.

Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike info@kosovopolice.com.” – thotë Policia e Kosovës në një shënim në Facebook.