Argita Malltezi, e bija e ish kryeministrit Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët ka deklaruar se procesi ndaj Berishës është politik.
Ajo ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se bërë mashtrim topografik në çështje, ndërkohë që ka shtuar se ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006.
“Procesi ndaj Sali Berishës është politik. Altin Dumani, Millonai dhe Kraja po bëjnë një proces fiktiv ndaj Berishës. Ka falsifikime nga hetuesit për procesin ndaj Sali Berisha. Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006. SPAK ka bërë mashtrim topografik në çështje”, tha ajo.