Nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi tha pas daljes nga SPAK se prokurorëte dosjes Xibraka i kanë bërë një pyetje të vetme.
Ai tha se gjithçka ka denoncuar publikisht e ka paraqitur edhe në SPAK ndërsa nënvizoi se ishte njoftuar se dosja e Xibrakës është rihapur dhe se ka rionisur hetimi.
“Gjithçka që ka denoncuar publikisht e ka dorëzuar në SPSKA. Jam informuar me shkrim nga drejtuesi i SPAK dhe hetuesit e BKH se dosja e Xibrakës është rihapur, ka rinisur hetimi për identifikimin e personave të përfshirë. Seanca e marrjes në pyetje kishte vetëm një pyetje, u thirra si person në dijeni dhe u pyeta nëse kisha diçka për të shtuar.” – tha Bardhi.
Pak muaj më parë, Bardhi në emisionin Opinion në TV Klan deklaroi se kishte fakte të reja për dosjen Xibraka duke akuzuar vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama, se ishte i përfshirë dhe se policia kishte fshehur të dhënat e lëvizjeje të tij për të mbrojtur vëllanë e kreut të qeverisë.
Pak ditë më pas vëllai i kryeministrit, Olsi Rama paditi në SPAK Bardhin për shpifje, proces që po vijon.