Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi do të dëshmojë sot para prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Bardhi sapo ka mbërritur në ambientet e SPAK ku pritet të dëshmojë para prokurorëve në lidhje me dosjen “Xibraka”, konkretisht pas akuzave të tij në media për personat e përfshirë në këtë dosje.
Ai ishte thirrur të dëshmonte më herët, por për shkak të angazhimeve, u vendos që të paraqitet sot.