Vendosni fjalën kyçe....

Gardisti shkon me plagë në spital, dyshohet se u vetëplagos me armën e shërbimit


Një efektiv i Gardës së Republikës ka shkuar në spitalin e Tiranës për ndihmë mjekësore.

28-vjeçari me iniciale S.T dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.