Vendosni fjalën kyçe....

PL-ja tregon planin për pensionistët: Dyfishim të pensioneve dhe rimbursim ilaçesh


Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka parashtruar dhe një herë planin e kësaj partie për mbështejen e pensionistëve shqiptarë, me rëndësi është rritja e pensioneve.

Përmes një reagimi Xhixho thekson se qëllimi i PL-së, është dyfishimi i pensioneve.

REAGIMI I XHIXHOS

Si do kontribuoje Partia e Lirisë në mbështetjen e pensionistëve:

  • Dyfishim i pensioneve.
  • Nivel pagash mbi mesataren e rajonit, gjë e cila do të ndikojë drejtpërdrejtë në skemën e pensioneve.
  • Pagese e kompensimit te pathënë si rezultat i mos-indeksimit rreth 45 miliard leke qe do të shpërndahen tek pensionistët si dhe indeksim te vazhdueshëm vjetor.
  • Dyfishim te pensioneve
  • Rimbursimi i ilaceve: fatura rreth 3.5 miliard lek
  • Rritja e pensionit minimal ne nivelin 50 % te pages minimale.

Duhet ti japim dinjitetin e merituar pensionistëve duke qenë mirënjohës mbi të gjitha ndaj atyre të cilët kanë dhënë gjate gjithe jetës kontributin e tyre për zhvillimin e vendit.