Vendosni fjalën kyçe....

Shembet klubi i famshëm i natës në Mallorca, vdesin 4 persona


Kaosi përfshiu ishullin turistik të Majorkës mbrëmë pasi katër persona vdiqën dhe 16 u plagosën kur një klub nate dhe restorant u shemb në Playa de Palma.

Qindra zjarrfikës e punonjës kërki-shpëtimi vrapuan për në “Medusa Beach Club” në vendpushimin popullor turistik të enjten në mbrëmje.

Një tarracë e ndërtesës dykatëshe besohet se është shembur deri në bodrumin e ndërtesës, e cila ka lënë ende në këmbë vetëm fasadën, thanë mediat vendase.

Përveç atyre që u konfirmuan të vdekur dhe të plagosur, raportet gjatë natës sugjeruan se deri në dhjetë persona u bllokuan nën rrënoja ndërsa operacionet e dëshpëruara të shpëtimit vijonin.

Numri i përgjithshëm i të plagosurve tani besohet të jetë 16. Mediat lokale raportuan se tre gra dhe një burrë humbën jetën në vendin e ngjarjes me dy prej tyre që punonin në klubin, që sipas faqes së tij në Instagram zbuloi një lokal të ri në çati vetëm pak ditë më parë.

Një foto e rinovimit u postua të mërkurën me mbishkrimin: “Krejt ndryshe, çati e re”.