Vendosni fjalën kyçe....

Skënderbeu mund Vllazninë dhe renditet i treti në Superligë


Në ndeshjen për vendin e tretë të “Final Four” në “Air Albania”, Skënderbeu triumfoi 3-2 kundër Vllaznisë.

Korçarët e drejtuar nga trajneri Gvozdenovic bënë një paraqitje të shkëlqyer që në pjesën e parë, duke realizuar tre gola me anë të Nikaj, Lico dhe Rashica, duke e bërë thuajse të pamundur përmbysjen e ekipit shkodran. Vllaznia ngushtoi diferencën me një gol të shënuar nga Mala përmes një penalltie në pjesën e parë dhe një gol të vonuar nga Balaj.

Sidoqoftë, Vllaznia përjetoi një pengesë të madhe pas daljes me karton të kuq të Stojanovic, gjë që e bëri të vështirë arritjen e një barazimi. Megjithatë, pavarësisht rezultatit të ndeshjes, Vllaznia do të marrë pjesë në Conference League, pasi Skënderbeu vijon të jetë i dënuar dhe nuk mund të marrë pjesë në kompeticionet europiane.