Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Një 21-vjeçar me iniciale A.K i cili ishte duke drejtuar automjetin përplasi shtetasin H.A 40-vjeç i cili ka plagët e marra ka ndërruar jetë në spital.
“Më datë 25.05.2024, rreth orës 21:30, në Sauk, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 21 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. A., 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-thuhet në njoftimin e policisë.