Kreu i PD-së Basha ka shkruar sot se forca politike që drejton e trajton turizmin si projekt madhor kombëtar.
Në një shënim në Facebook si sqaron se çdo investim dhe projekt i lidhur me turizmin do marrë përparësi nën qeverisjen e PD-së. Basha nënvizoi se pasuria natyrore e vendit u përket shqiptarëve dhe jo një grushti njerëzish të lidhur me qeverinë.
“Partia Demokratike në programin e saj qeverisës e trajton turizmin si një projekt madhor kombëtar. Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi pasi vetëm në këtë mënyrë ne i japim zhvillimin e duhur turizmit. Me grupin e punës për programin në fushën e turizmit, mbrojtjes së ambjentit dhe planifikimit urban diskutuam në detaje për sfidat, ndërsa synojmë të rrisim të ardhurat dhe të hapim mijëra vende të reja pune. Shqipëria është e bekuar me det, male, zona historike e kulturore dhe kërkon një qeveri të përkushtuar me plane konkrete zhvillimi që i shërbejnë çdo shqiptari dhe jo një grushti njerëzish të lidhur me qeveritarët.” – shkruan Basha.