Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti rumun sherr për karrigen me kolegun, e kafshon në fytyrë (Video)


Një skenë e pazakontë dhune ka ndodhur në parlamentin rumun ku ligjvënësi Florin Roman i Partisë Kombëtare Liberale (PNL) dhe Dan Vilceanu, i pavarur, u grindën gjatë një seance plenare.

Vilceanu me sa duket ishte përjekur të ulej në një nga vendet e PNL-së, gjë që çoi në përplasje, fillimisht me fjalë e më pas më shtyrje me duar.

Të dy ligjvënësit dolën jashtë sallës ku përplasja nuk u ndal me Vilceanu që duket se kafshon fytyrën e Roman dhe e godet me gju në hundë.

Të dy u gjetën më pas nga nënkryetari i PNL-së, Florian Dumitru. Ligjvënësi i përgjakur deklaroi se nuk ishte kundërpërgjigjur në respekt të parlamentit dhe se do e ndiqte çështjen ligjërisht.