7 pako kokainë janë gjetur në një furgon në Portin e Durrësit.
Lënda narkotike ishte peketuar në një qese me vakum për të mos u diktuar nga qentë antidrogë.
Për kokainën janë ndaluar deri tani 38-vjeçari me iniciale A.D. dhe 39-vjeçari me iniciale M.C.
Droga u gjet në një furgon mallrash të kompanisë “Bledi Travel” shkruan Shqiptarja.
Kompania rezulton e regjistruar në Angli ndërsa furgoni kryente rrugë në itinerarin Shqipëri-Itali-Angli.