Vendosni fjalën kyçe....

‘Final Four’/ Egnatia udhëheq finalen ndaj Partizanit në pjesën e parë


Është mbyllur pjesa e parë e finales së madhe të “Final Four” mes Partizanit dhe Egnatias, ku kjo e fundit ka arritur të prekë rrjetën me 1 gol, duke futur një këmbë drejt fitores.

Kjo është një ndeshje me peshë jetike për të dyja skuadrat, të cilat do kërkojnë titullin në “Air Albania”.

Pak para fillimit të ndeshjes u publikuan edhe formacionet zyrtare. Si trajneri Orges Shehi, ashtu edhe homologu Edlir Tetova kanë shuar dilemat, teksa kanë zgjedhur të luajnë me më të mirët.

Ndeshja e fundit direkte ka përfunduar 2-1 për Egnatian. Montenegro realizoi dopietë, ndërsa goli i Skukës shërbeu vetëm për statistikë.

Kujtojmë se takimi i sotëm po gjykohet nga një prej arbitrave më të mirë në Europë. Anglezi Antony Taylor vendos drejtësi në kryeqytet, në një ndeshje plot emocione.

 

FORMACIONET ZYRTARE

 

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Murataj, Maget, Rrapaj, Bintsuka, Cara, Mba.

Trajner: Orges Shehi

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Dulis, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro

Trajner: Edlir Tetova