Rreth 670 njerëz vlerësohet të jenë varrosur nën një rrëshqitje masive dheu në Papua Guinenë e Re, thotë një zyrtar i OKB-së.
Kreu i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Papua Guinenë e Re, tha se ndikimi i rrëshqitjes së dheut të së premtes në provincën e izoluar Enga të vendit ishte më i madh sesa mendohej fillimisht.
“Ka rreth 150 më shumë shtëpi të varrosura tani,” u shpreh ai.
Zonat e prekura janë në malësitë e Enga, në veri të kombit ishull në Paqësorin jugperëndimor.
Kreu i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Papua Guinenë e Re tha se shpëtimtarët ishin në rrezik sepse “toka ende po rrëshqet”.
“Uji po rrjedh dhe kjo po krijon një rrezik masiv për të gjithë të përfshirët”, tha ai.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC