Kryeministri Edi Rama duke përmendur arritjet me Italinë, tha se 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja me Italinë për pensionet. Kreu i qeverisë vlerësoi marrëdhënien me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe tha se kjo marrëveshje u arrit edhe falë angazhimit të saj personal.
“421 mijë do të përfitojnë nga marrëveshja e sapo lidhur për pensionet. Falë angazhimit personal të Melonit, mike e paepur e Shqipërisë dhe zëdhënëse shumë e fortë e jona në BE, ne ja dolëm që të vendosim më në fund pas një përpjekje të gjatë por të palodhur 20-vjeçar një gur të çmuar në kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar”, tha Rama.