Vendosni fjalën kyçe....

Trump zotohet të ndalojë “marshimin e Biden-it drejt Luftës së Tretë Botërore”


Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur premtimin e tij për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë nëse rizgjidhet në nëntor. Kandidati republikan argumentoi se duke financuar “luftërat e njerëzve të tjerë” SHBA-ja po rrit gjasat e një lufte globale dhe premtoi t’i japë fund një financimi të tillë.

Duke folur në konventën kombëtare të Partisë Libertariane në Uashington DC të shtunën, Trump pohoi se nën udhëheqjen e tanishme, SHBA-ja po shndërrohet në një “komb të dështuar” dhe premtoi të rivendosë “paqen dhe stabilitetin” nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Ai përmendi prioritetet kryesore si përfundimi i krizës kufitare, ndalimi i humbjes së dollarëve të taksapaguesve amerikanë për financimin e ushtrive të huaja dhe mbrojtja e “sovranitetit amerikan nga duart e qeverisë globale”.

“Ne do themi liri, mirëqenie dhe kapitalizëm në Amerikë”, tha Trump para turmës brohoritëse.

“Dhe para se të arrij në Zyrën Ovale, pak pasi të fitojmë presidencën, do zgjidhet lufta e tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës, kështu që ne nuk do  shpenzojmë qindra miliarda dollarë për të luftuar luftërat e njerëzve të tjerë dhe në mënyrë që të fillojmë menjëherë të kursejmë jetë njerëzish dhe financa”, shtoi ai.

“Unë jam i përkushtuar për të rivendosur paqen dhe stabilitetin dhe për të ndaluar marshimin e Joe Biden në Luftën e Tretë Botërore,” vijoi ai.

Megjithëse Trump nuk e shpjegoi i se si planifikon t’i japë fund luftës në Ukrainë, ai më parë i tha kryeministrit hungarez Viktor Orban se kishte një “plan të hollësishëm” dhe u zotua t’i jepte fund armiqësive “në 24 orë”.

“Nëse SHBA-ja nuk do sigurojë paratë, evropianët vetë nuk do jenë në gjendje ta financojnë këtë luftë dhe atëherë lufta do përfundojë”, tha Orban në një intervistë në fillim të këtij viti, duke shtuar se Trump e dëshmoi veten se ishte “një burrë i paqes.”