Vendosni fjalën kyçe....

Aksioni i policisë Vlorë arreston një person për armëmbajtje pa leje


Forcat Operacionale dhe njësia Shqiponjat të Drejtorisë së Policisë së Vlorës kanë kryer një aksion të hënën për ndalimin e personave me rrezikshmëri të lartë.

Sipas raportimit të gazetarit të Report Tv, Armand Xhelili, aksioni është zhvilluar në disa pika të qytetit, bazuar në informacionet për vendndodhjen e personave në kërkim.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar 39-vjeçarin Maringlen Hamzo, i cili u kap me një armë pa leje në makinë.