Aktori amerikan Johnny Wactor u qëllua për vdekje në Los Anxhelos nga një hajdut që po tentonte t’i vidhte një pjesë të makinës së tij.
37-vjeçari ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi u përpoq të ndalonte tre burra që po tentonin të hiqnin katalizatorin nga automjeti i tij i parkuar.
Wactor – i cili më parë u shfaq në telenovelën amerikane General Hospital – u shpall i vdekur herët të shtunën.
Nëna e Wactor Scarlett i tha NBC4 se djali i saj po kthehej në makinën e tij pas punës dhe zbuloi një burrë që po merrej me të, përcjell BBC.
Duke mos dyshuar për rrezik, ai iu afrua burrit për ta pyetur se çfarë po ndodhte, pastaj u qëllua menjëherë, tha ajo.
Ajo i tha mediumit se i dyshuari iku me dy burra të tjerë dhe e përshkroi vrasjen e djalit të saj si “të pakuptimtë”.
Konvertuesit katalitikë janë objektiva të vlefshëm për hajdutët pasi përmbajnë metale të çmuara që mund të shiten.
Incidenti ndodhi në cep të bulevardit West Pico dhe South Hope Street në qendër të LA. Ndërkohë snjë arrestim nuk është bërë.
Wactor gjithashtu luajti në serialin NBC të vitit 2013 Siberia dhe u shfaq në dy episode të Westworld të HBO.