Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili kundërshton dënimin e dhënë me 2 vite burg nga Shkalla e Parë për korrupsion në zgjedhjet vendore të 14 majit . Prokurorët e SPAK ishin të pranishëm, gjithashtu edhe i pandehuri Pandeli Kokaveshi, por vetë Beleri mungoi.
Ai kishte bërë një deklaratë ku thekson se nuk dëshiron të marrë pjesë dhe se akoma nuk ka zgjedhur avokat. Gjykata sipas akteve ka njoftuar avokatin Edmond Dema e Artjon Kasa, dhe më pas i pandehuri kishte kërkuar që do mbrohej nga Geni Gjyzari teksa ky i fundit njoftoi se nuk është avokat i të pandehurve.
Gjykata cakton avokat kryesisht Pranvera Doçi për Belerin ndërsa Kokaveshit i jepet koha për ta zgjedhur avokatin, megjithatë i cakton avokat kryesisht Arben Peço. Seanca u shty për datën 07.06.2024 ora 10:00.