Vendosni fjalën kyçe....

Gjonaj: Qëllimi i pr/rezolutës së PS-së është garantimi i Reformës në Drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit


Ish-ministrja e Drejtësisë e Etlida Gjonaj, përgjatë fjalës së saj në seancën e sotme në parlament, ku u diskutua mbi Pr/rezolutën e PS-së për korrupsionin u shpreh se socialistët bënë një reformë me shumë sfida që shënoi një epokë të re në shtetin e së drejtës.

Reforma në drejtësi që PS mori që në ardhjen në pushtet, ishte reforma më me shumë sfida që shënjoi jo vetëm një epokë të re për shtetin e së drejtës, por edhe pikën e kthesës për  procesin e integrimit europian të vendit. Reforma në Drejtësi, me vetingun për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurprë të korruptuar, ishte shqetësimi i 93 % të qytetarëve të cilët shpreheshin se sistemi i drejtësisë ishte i korruptuar. Reforma në Drejtësi me ngritjen e sistemit të ri të pavarur e të pa ndikuar politikisht, ishte përgjigjia për qytetarët se miti i pandëshkueshmërisë ra dhe gradualisht po fillon të çmontohet se nuk ka të paprekshëm pavarësisht pushetit që ka. Reforma në drejtësi me ngritjen e SPAK dhe strukturës së posaçme, ishte përgjigjia për qytetarët, se të gjithë ata politikanë që kanë ngjyer gishtin në mjaltin e korrupsionit nuk shpëtojnë më. Reforma në Drejtësi me garantimin e pavarësisië së plotë të sistemit të ri të drejtësisë, ishte përgjigja se s’ka më të fortë, s’ka më kapje të sistemit dhe favore nga pushteti. Ishte përgjigjja për ata prokurorë të ndershëm që nuk mund të kërcënoheshin as nga drejtuesi i prokurorisë, as nga ministri i Drejtësisë, se do degdiseshin në prokurorinë më të largët për shkak të mos bindjes të urdhrit politik. Vendosmëria e patundur e kësaj mazhorance, pavarësisht sfidave dhe sakrificave të hasura, për ta mbështetur me çdo kusht ishte shembulli më i mirë që mund të jepej BE për tu kuptuar se jemi të vendosur për të lënë pas të shkuarën e Shqipërisë dhe të ndërtojmë të ardhmen e padiskutueshme të Shqipërisë në BE”-deklaroi Gjonaj.

Më tej deputetja socialiste tha se tashmë është faza kur ligjvenësit duhet të garantojnë pakthyeshmërinë e Reformës në Drejtësi.

Gjonaj theksoi se qëllimi i PS-së është që lufta ndaj korrupsionit të jetë paralelisht me atë që po bën SPAK-u.

Sot kur rezultatet flasin vetë, pa dashur në të bëhemi në çdo moment avokat të Reformës në Dretësi, për të mbrojtur nga çdo formë apo person që pengonte siç ka ndodhur mëherët brenda politikës brenda drejtësisë, jemi në fazën kur ne ligjvenësiit duhet të garantojmë dhe blindojmë pakthyeshmërinë e kësaj reforme si shtylla kryesore e një shteti së të drejtës. Jemi në fazën duhet të konsolidojmë të gjitha shtyllat e sistemit të drejtësisë.

Qëllimi ynë është që paralelisht me luftën që bën SPAK, atë që bëjmë me SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi ta bëjmë në luftën ndaj korrupsionit me të gjitha institucionet përgjegjëse, në bashkëveprim me njëri tjetrin, si ato me karakter inspektues dhe kontrollues duke përshirë këtu edhe institucionet e pavarura dhe organet e drejtësisë të qeverisjes, prokuroritë e rretheve, gjykatave edhe në ato rastet kur ka çështje gjyqësore që presin mbi 7 vjet për marrjen e një pensioni në Gjykatat e apelit. Ashtu siç jemi në momentin e duhur të miratimit të kësaj rezolute të PS-së për të vijuar në kthimin e Shqipërisë Europiane 2030 jo vetëm si një mision për integrimin e Shqipërisë në BE por edhe si përgjigje ndaj qytetarëve kur na besuan qeverisjen e vendit për herë të tretë si asnjëherë më parë”-deklaroi Gjonaj ndër të tjera në fjalën në Kuvend.