Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohet në lidhje me propozimin për një projekt rezolutë kundër korrupsionit, u shpreh se duhet të thellohet revanshi i luftës kundër korrupsionit duke kuptuar se kjo është vlerë e shtuar de procesit të anëtarësimit në BE.
Pjesë nga fjala e Ballës:
“Teksa ne këtu flasim për projekt rezoluta e luftën kundër krimit, disa deputetë të opozitës valëvisin fotografi të një personi të shpallur non grata nga SHBA, fotografi të shmëmtuara pasi akuza është me permbajtje korruptive.
Po i njëjti në foto është sot nën akuzë zyrtare për korrupsion nga drejtësia.
U them shqiptarëve se jemi në një moment të rëndësishëm në luftën kundër krimit e se rezultatet e deri tasnishme janë vetëm fillimi i një revanshi e ne jemi në fund të epokës së dhënies fund të pandëshkueshmërisë.
Na duhet të thellojmë këtë revansh të nisur dhe natyrshëm duke ndarë mes njëri tjetrit ndërgjegjësinë se kjo na sheërben si vlere e shtuar që na ndihmon në rrugën drejt anëtarësimit drejtë BE.
Duhet të theksojmë se ka ardhur fundi i pandëshkueshmërisë”.