Vendosni fjalën kyçe....

Me votat e socialistëve miratohet rezoluta anti-korrupsion


Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 76 vota pro rezolutën e propozuar nga Partia Socialiste, e cila synon thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, duke e përgatitur vendin për integrimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Dy deputetë të opozitës, Dashnor Sula dhe Agron Shehaj, votuan kundër kësaj rezolute, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve të opozitës nuk mori pjesë në votim.

Me miratimin e kësaj projekt-rezolute, Kuvendi do të ndërmarrë angazhime për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, i cili do të fokusohet në reformat e nevojshme për realizimin e objektivave të ‘Shqipërisë 2030’. Kjo iniciativë tregon përkushtimin e qeverisë shqiptare për të avancuar drejt standardeve europiane dhe për të përmirësuar qeverisjen në vend.