Vendosni fjalën kyçe....

Nadal mposhtet për herë të parë që në raundin e parë të Roland Garros


Rafael Nadal u mposht në raundin e parë të Roland Garros për herë të parë në karrierën e tij.

Spanjolli u mund t nga gjermani Alexander Zverev me rezultatet 6:3, 7:6, 6:3.

Nadal ka fituar 14 herë Roland Garros dhe kjo është humbja e tij e katërt në këtë turne. Ai aktualisht mbanë rekordin me 112 fitore dhe katër humbje në karrierën e tij në Roland Garros.

Për spanjollin, ky mund të jetë Roland Garros i fundit në karrierën e tij.