Vendosni fjalën kyçe....

Noka për pr. rezolutën: Nuk ka parodi më të madhe, Rama është përgjegjësi i hajdutërisë që ka pllakosur vendin


Flamur Noka, në fjalën e tij në Kuvend ndërsa po diskutohet në lidhje me propozimin e rezolutës kundër korrupsionit, u shpreh se nuk ka sens që pas 3 mandatesh ku vendi u zhyt në korrupsion, të vihet e të kërkohet t’i vihet kapak me një rezolutë.

Shqiptarët ikën se nuk duan një Shqipëri të qeverisur nga hajdutë e kriminelë, ndaj çoni administratën kudo që të shiteni sikur keni pas vetes emigrantët.

Kjo çetë hajdutësh në 11 vite kanë bërë shumë gjëra poshtëruese për shqiptarët. Ky moment sot është nga më kulminantët. Të vish pas 3 mandatesh që e zhytët vendin në korrupsion e të kërkosh ta mbyllësh me një rezolutë është cinike.

Të vijë Rama , përgjegjësi i hajdutërisë që ka pllakosur vendit, e të na thotë me këtë palo rezolutë që duhet të më gradoni si kalorësin e luftës ndaj korrupsionit, nuk ia rrok mendja askujt veç jush që ju ka shndërruar në eunukë.

Nuk ka parodi më të madhe”, tha ai.