Taulant Balla me anë të një reagimi ka përgëzuar Policinë e Shtetit për operacionet antidrogë, operacionet ndaj armëmbajtjes pa leje, gjetjen dhe ndalimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Policia e Shtetit po rrit çdo ditë e më shumë forcën goditëse kundër armëmbajtjes pa leje, trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, gjetjen dhe ndalimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës, si dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërisë në tërësi.
Përgëzime Policisë së Shtetit, Lushnjë, Fier, Rrëshen, Rinas, Durrës, Elbasan, Tiranë, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Lezhë, Korçë, Rinas, Kukës, Morinë e Port Durrës, për finalizimin e detyrave operacionale dhe rezultatet.