Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zëvendësja e tij, Belinda Balluku kanë inspektuar lagjen e re të ndërtuar nga procesi i rindërtimit në Krujë.
Në 19 pallatet e ndërtuara do akomodohen 336 familje shtëpitë e të cilëve u dëmtuan gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.
“Përmbyllëm procesin e rindërtimit edhe në Krujë. Një lagje totalisht e re, e ndërtuar nga e para ku në 19 pallate do të akomodohen 336 familje, e plotësuar edhe me të gjithë infrastrukturën e nevojshme. Një mjedis dinjitoz për të gjithë banorët, me mjedise shplodhëse e argëtuese edhe për fëmijët. Zemra plot!”-shkruan Balluku.