Vendosni fjalën kyçe....

Ra nga lartësia e pallatit ku punonte, humb jetën 28-vjeçari në Tiranë


Një 28-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi ka rënë nga lartësia e një pallati ku punonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Njoftimi

“Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”