Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet  publikimi i të dhënave Cens-it, Spaho: Ka pretendime se jemi më pak se 1.7 milionë banorë


Publikimi i të dhënave të Cens-it është shtyrë me disa ditë. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli teksa raportonte në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e vitit 2023, tha se të dhënat e popullsisë dhe banesave do të publikohen më 28 qershor. Fillimisht ishte parashikuar që të dhënat do të publikohen në 19 qershor 2024.

“INSTAT do t’i bëj publike rezultatet kryesore të cens të popullsisë dhe banesave në qershor 2024, dhe të dhënat e detajuara do të publike në tetor të vitit 2024”, tha Elsa Dhuli.

Deputeti i opozitës, Edmond Spaho pyeti Dhulin se përse nuk janë publikuar ende të dhënat, pasi procesi ka qenë online. Madje ai tha se ka pretendime se numri i shqiptarëve është nën 1.7 mln banor, duke ngritur pyetjen se nëse kjo është një prej arsyeve se përse u shty publikimi i të dhënave.

“Pse është shtyrë Cens-i, ka pretendime që numri i shqiptarëve është nën 1.7 mln banor, dhe kjo është arsyeja pse është shtyrë censi? Cens-in këtë herë e keni bërë online dhe të dhënat duhet të dilnin në një kohë rekord, edhe KE ju ka kërkuar të publikoni të dhënat në kohë. Ju nuk e zbatuat dhe vazhdoni ta shtyni publikimin e të dhënave. Më kanë ardhur anketues dy herë në shtëpinë time, dhe më thanë që ju kanë dalë të dhënat e ulëta dhe po bëjnë ri-regjistrim”, tha Spaho.