Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ka diskutuar në Kuvend në lidhje me propozimin për pr. rezolutën kundër korrupsionit, i ka kërkuar Gazment Bardhit të ndajë mendjen nëse do të jetë pro luftës ndaj korrupsionit apo do të marrë porosi nga ish kryeministri Sali Berisha në lidhje me fjalët që duhet të thotë në Kuvend.
Spiropali: Sa herë të shohë dëgjo pyes veten kush je, ai që e lufton me fjalë korrupsioni apo ai që shkon poshtë ballkonit të liderit tënd të vjetër. Je ai që lufton korrupsioni Gazi me fjalë goje apo ai që merr porosi për të folur këtu me fjalët e Rrugës së Shpresës. Je ai që kërkon hetim për babanë e Zenit apo djali i tij i sapoadoptuar? Të ndryshosh mendje nuk është mëkat, por të kesh dy mendje është hall i madh. Ne dhe ju, dy kampe që edhe për datat në kalendar nuk biem dakord. Sot deklaroni abstenim. Kundër saj apo të dyzuar ishit edhe para se ta lexonit. Po ju ftoj të bëni të kundërtën.