Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të kalojnë lumin Osum me automjet, shpëtohen shoferi dhe dy pasagjerët


Tentuan të kalonin lumin Osum me automjet, zjarrfikësit shpëtojnë drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët.

Drejtoria e MZSH, Bashkia Berat mori njoftim rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, nga DVP Berat dhe nga kolegët të Sektorit të MZSH Bashkia Poliçan se midis fshatit Mbrakull dhe Malinat, ka mbetur në mes të lumit Osum një mjet Fuoristrad me shoferin dhe dy pasagjerët e bllokuar.

Menjëherë, në vendngjarje shkoi grupi i shërbimit dhe Inspektori i Stërvitjes, Kryeinspektor Zjarrëfikës, Fredi Metollari të cilët në bashkëpunim me kolegët e MZSH Bashkia Poliçan, bënë të mundur shpëtimin e jetës së drejtuesit të mjetit tip ‘Ford’ dhe pasagjerëve të bllokuar në mes të rrjedhës së lumit.

Bëhet me dije se shoferi i automjetit tip ‘Ford’, fillimisht ka mundur të dal nga makina duke u larguar me not, duke i lënë dy pasagjerët brenda në makinë. Më pas mori në telefon dhe njoftoi MZSH, pasi në vendin ku mbeti makina në mes të lumit, nuk kishte valë.