Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky në Spanjë, kryeminstri Sanchez premton 1 miliard euro ndihmë ushtarake për Ukrainën


Spanja do të japë 1 miliard euro ndihmë ushtarake për Ukrainën në vitin 2024, njoftoi kryeministri spanjoll Pedro Sánchez pas një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Madrid të hënën, sipas mediave spanjolle.

Sánchez theksoi angazhimin e Spanjës ndaj Kievit dhe vuri në dukje se marrëveshja e nënshkruar ka “rëndësi të madhe”.

“Ukraina mund të mbështetet te Spanja për të mbrojtur paqen dhe vlerat që ne ndajmë”, tha ai.

Zelensky falënderoi Spanjën për mbështetjen e saj, duke e përshkruar atë si një “partner të besueshëm” që “nuk mbyll një sy” ndaj agresionit rus.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet gjithashtu me Mbretin Felipe VI gjatë një vizite zyrtare në kryeqytetin spanjoll.

Kjo vizitë vjen pasi Zelensky anuloi vizitën e tij të planifikuar më parë më 17 maj pasi Rusia nisi një ofensivë në pjesën veriore të Ukrainës.