Zyrtarët e Doganës Amerikanenë në Kaliforni kanë zbuluar më shumë se 1400 pako metamfetamine me vlerë mbi 18 milionë dollarë brenda një ngarkese kungujsh.
Zbulimi ndodhi mëngjesin e së hënës, kur oficerët e CBP-së që punonin në objektin tregtar Otay Mesa në Kaliforni takuan një burrë 44-vjeçar duke drejtuar një rimorkio tregtare me një ngarkesë kungujsh. Oficerët e CBP-së zbuluan 1,419 pako metamfetamine të fshehura brenda dërgesës së kungujve.
Në përfundim, oficerët e CBP zbuluan 1,419 pako metamfetamine të fshehura brenda dërgesës së kungujve me peshën e lëndës narkotike në rreth 5 ton me vlerë në rrugë 18 milionë dollarë.
Konfiskimi është rezultat i operacionit “Apollo”, tha CBP, që ka nisur një “përpjekje titanike kundër fentanilit që filloi më 26 tetor 2023 në Kaliforninë jugore dhe është zgjeruar në Arizona.