Një furgon i transportit publik i cili po udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës është përmbysur në hyrje të tnuelit të Murrizit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të kësaj të marte, teksa furgoni me pasagjer ka qenë duke hyrë në byppasin e Murrizit, kur ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në hyrje të tunelit.
Katër persona kanë mbetur të plagosur nga ky aksident ku kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit.
Mjekja e urgjencës pranë kësaj qendre shëndetësore, Denada Çupa tha se një nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë pasi ka pësuar fraktura në brinjë dhe në shpatull. Pacientja e moshës 52 vjeçe është nisur me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, ndërsa të plagosurit e tjerë janë transportuar më pas për ekzaminime më të hollësishme pasi gjendja paraprake e tyre është e mirë.