Sulmi izraelit në një qytet me tenda refugjatësh në Rafah është pjesë e një “lufte gjenocidale” të zhvilluar nga Izraeli. Kështu ka deklaruar një nga liderët e Hamasit në Liban, Osama Hamdan , sipas të cilit sulmi “bie ndesh me tezën e Izraelit se ka vende të sigurta në Rripin e Gazës”.
Gjithashtu, ai shtoi gjatë një konference për shtyp në Bejrut se “sulmet e dy ditëve të fundit janë një tregues i kundërshtimit të Izraelit ndaj urdhrave të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) për të ndaluar ofensivën e Rafahut dhe për t’u tërhequr nga Gaza”.