Banka e Shqipërisë parashikon një rritje të mëtejshme të ekonomisë gjatë viteve të ardhshme, e mbështetur nga rritja e konsumit, e investimeve, eksporteve, punësimit dhe pagave, si dhe stabilizim të inflacionit pranë objektivit prej 3 %.
Guvernatori i BSH-së duke raportuar në komisionin e Ekonomisë, raportin e vitit 2023 të institucionit që ai drejton thotë se rritja ekonomike për 2024, pritet të jetë 3.2—3.5% këtë vit. ‘Vitet që vijmë do të jetë më i lartë, drejt 4 %.”
“Nuk parashikojmë rritje së kredive me probleme por rreziku mbetet, megjithëse do të mbahet nën kontroll nëse respektohet ” tha Sejko.