Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni për “TIMS”/ Salianji thërret si dëshmitarë Ballën, Rrumbullakun e Muçën


Në komisionin hetimor parlamentar për TIMS në datën 4 qershor do të dëshmojnë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, si dhe Ervin Muça, ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, i cili ndodhet në arrest shtëpie, pas hetimeve të Prokurorisë lidhur me ndërhyrjet në këtë sistem.

Komisioni i drejtuar nga deputeti demokrat Ervin Salianji vendosi të thërrasë 3 dëshmitarët në 4 qershor duke i dhënë kohë ligjvënësve, anëtarë të Komisionit hetimor, të pajisen me çertifikata sigurie.

Mbledhja e radhës vjen pas tensioneve te forta mes deputetëve socialistë dhe kryetarit Salianji që shkoi deri në bojkotin e komisionit nga përfaqësuesit e PS.

Hetimi i TIMS është paraprirë nga akuza dhe përplasje të ndërsjellëta mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa deputetë demokratë kanë paralajmëruar se të dhënat që do të zbulohet nga Komisioni, do të zbardhin shumë nga lidhjet e ministrave apo zyrtarëve socialistë me elementë të krimit.

foto galeri