Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, zhvilloi një vizitë në Kongresin Amerikan, ku u takua me kongremenët demokratë dhe republikanë, Pete Sessions Texas, Tracy Mann Kansas, Ben Celine, Tim Walberg, Tom Souzzi, Jonathan Jackson, Robert Aderholt, si dhe senatorin Joe Manchin.
Fokus në këto takime ka qenë tema për situatën në rajonin e Ballkanit, ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës.
Mediu shkruan se kërcënimi i parë për rajonin e Ballkanit është korrupsioni dhe krimi i organizuar, mos funksionimi i ligjit dhe institucioneve demokratike, mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sipas Mediut, rikthimi tek ndarjet dhe retorikat nacionaliste, konfliktet e vjetra për qëllime pushteti, mungesa e reformave dhe zhvillimit ekonomik, kanë krijuar terren për ndërhyrje të aktorëve të tretë si Kina dhe Rusia.
Gjithashtu në takime është diskutuar mbi rrezikun nga sjellja e Serbisë e lidhur me politikën e Rusisë, problemet në Bosnjë nga kërkesa për largimin nga Feserata e BiH e Republika Sërbska dhe rrezikun që mbart ajo.
Situata në Kosovë dhe nevoja për ndërhyrje më aktive nga SHBA në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me qëllim final njohjen reciproke të dy shteteve, si dhe nevoja për një bashkëpunim të fortë të SHBA me vendet e NATO-s në Ballkan, me qëllim parandalimin e cdo konflikti të mundshëm, janë të tjera çështjes të diskutuara nga deputeti Mediu me kongresmenët dhe senatorë të SHBA.