Vendosni fjalën kyçe....

Molotovi pranë gazetarëve në protestë, AMA: Pasiguria e gazetarëve goditje për fjalën e lirë, autorët para ligjit


Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar pas incidentit në protestën e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para Bashkisë Tiranë ku nëj Molotov e hedhur nga protestuesit rrezikoi gazetarët dhe operatorët që po mbulonin protestën.

AMA thekson se pasiguria në punën e medias është e papranueshme dhe goditje për fjalën e lirë e kufizim për informimin  e publikut.

Më tej AMA u bën thirrje organizatorëve të protestave dhe policisë që të marrin masa konkrete për të mbrojtur gazetarët në terren. Në fund AMA nënvizon se autoritetet ligjzbatuese duhet të identifikojnë sa më shpejt e të ndjekin ligjërisht çdo veprim që sulmon drejpërdrejet apo rrezikon ekipet e medias në krye të detyrës.

Reagimi i AMA-s

“Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, përcolli me shqetësim sot paradite (28.05.2024), incidentin para godinës së Bashkisë së Tiranës, ku siguria e grupit të reporterëve dhe kameramanëve të medias u vu në rrezik si pasojë e përdorimit të lëndëve shpërthyese (molotov).

Pasiguria në punën e medias që mbulon një protestë a demonstratë është e papranueshme, është goditje për fjalën e lirë dhe kufizim për informimin e publikut. Autoritetet ligjzbatuese të rendit, por dhe organizatorët e protestave, duhet të marrin masa konkrete për të mbrojtur aktivitetin e reporterëve në terren, për të lënë të hapur komunikimin e tyre me publikun në mbulimin e dinamikës së ngjarjeve. Ju kërkojmë autoriteteve, që të identifikojnë sa më parë dhe të ndjekin ligjërisht çdo akt që sulmon drejtpërdrejt apo rrezikon ekipet e medias që janë në kryerje të detyrës. Autoriteti i Mediave Audiovizive.”