Vendosni fjalën kyçe....

Muçollari: Veliaj me shokët vjedh shqiptarët, çohuni të reagojmë


Anëtari i Kryesisë së Rithemelimit, Grigels Muçollari ka mbajtur fjalimin e tij përpara protestuesve të cilët janë mbeldhur përpara bashkisë.

Në fjalën e tij Muçollari shprehet se Erjon Veliaj përveçse është nën hetim nga drejtësia, është nën akuzë edhe nga sytë e qytetarëve, pasi sipas tij Veliaj së bashku me miqtë e tij kanë vjedhur paratë nga xhepat e shqiptarëve.

Muçollari u bën thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestë dhe të reagojnë në lidhje me padrejtësitë që po iu bëhen.

Pjesë nga fjala e Muçollarit:

Dua tu them njerëzve sot ta përdorim këtë mundësi, sepse në jemi njerëz të lirë.

I ftoj qytetarët anë e mbanë vendit, ftoj qytetarët e Tiranës  e të Shqipërisë të cohen dhe të reagojnë.

Erjon Veliaj është nën akuzë jo nga ajo drejtësia që po shohim por nga sytë e qytetarëve, ai kryebandit aty bashkë me miqtë e tij ka vjedhur miliona para nga qytetarët.

Opozita prej 1 viti ka denoncuar aferën më të madhe të vitit, ky është roli i opozitës nuk po bëjmë asgjë të madhe, por cmund të bëj shoqëria më shumë?

Të gjithë së bashku mund ta shfrytëzojmë këtë moment të vendosim raportin moral mes pushtetarëve e qytetarëve

Qytetarët të gjejnë formën e tyre për të reaguar…