Vendosni fjalën kyçe....

Protesta te Bashkia e Tiranës, momenti kur një prej molotovëve bie në vendqëndrimin e gazetarëve (video)


Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, e nënta radhazi, u shoqërua me momente tensioni. Mbështetësit e Rithemelimit hodhën bomba molotov drejt godinës së Bashkisë. Një prej shisheve molotov goditi fillimisht një shtyllë dhe u kthye duke rënë te gazetarët dhe operatorët që po mbulonin protestën.

Hedhja e bombës molotov tek gazetarët ka shkaktuar momente paniku. Vetëm reagimi i shpejtë i tyre ka bërë që të shpëtojnë pa u dëmtuar. Ndërsa policia ka ndërhyrë duke shuar zjarrin menjëherë.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi SPAK arrestoi ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës për korrupsion me tenderat.