Përpara bashkisë së Tiranës ka nisur protesta e nëntë qytetare, ku kërkohet largimi i kryebashkiakut socialist Erion Veliaj për shkak të korrupsionit që e ka mbërthyer këtë institucion dhe kulmoi së fundmi më arrestimin e pesë drejtorëve.
Një ndër folësit që hodhën mesazhe në protestë ishte edhe edhe z. Dorjan Teliti.
“Ky institucion është kthyer në një shpellë korrupsioni dhe klientelizmi dhe që do ta zbrazim nga ata që po shkatërrojnë të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.
Ju e patë dje Kryeministrin, Edi Ramën, i cili fliste për korrupsionin, se si donte ai ta luftonte atë. E ka një provë të parë për ta dhënë, pasnesër. Pasnesër është thirrur mbledhja mujore normale e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
A do të ketë fuqi Edi Rama të sjellë Erion Veliajn në Këshillin Bashkiak, përballë me gazetarët për të dhënë llogari?! A do ta detyrojë dot Edi Rama, Erion Veliajn, të vijë në Këshillin Bashkiak për të dhënë llogari se ku kanë shkuar 30 milionë eurot e pesë drejtorëve të tij?!
A ka fuqi Edi Rama që ta detyrojë Erion Veliajn që të vijë në Këshill Bashkiak dhe të japë llogari se ku kanë shkuar 132 milionë euro e inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston?!, u shpreh Teliti.