Vendosni fjalën kyçe....

Protesta te Bashkia Tiranës, Balliu: Koha për t’i treguar pushtetit të kalbur se nuk biem pre e lojërave të korrupsionit


Shefi i Organizmit në PD, Klevis Balliu në fjalën e tij përpara protestuesve në Bashkinë e Tiranës është shprehur se sot është koha për të treguar se ne nuk biem pre e lojërave të pushtetit të kalbur.

Balliu ka theksuar se nuk është parë në asnjë vend të botës që të korruptuarit të ngrenë komision për të luftuar korrupsionin.

“Sot më shumë se çdo ditë është koha për t’u treguar pushtetit të kalbur se nuk biem pre e lojërave të korrupsionit.

Jemi këtu për të larguar hajdutët në qeveri e bashki”, u shpreh Balliu.

Thirrje policisë: Nxirrni hajdutët nga bashkia. Arrestoni Veliajn dhe hajdutët pas tij. Ju vjedh rrogat dhe paratë. Arrestoni kriminelët e banditët që janë sot të lirë.