Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi: Bashkia nuk mund të jetë strofull e hajdutëve të pacipë dhe pa moral


 

Sot, qytetarët po zhvillojnë protestën nëntë përpara bashkisë së Tiranës, drejtues të lartë të cilës tashmë janë të arrestuar nga SPAK për vjedhjen e parave publike. Para qytetarëve të Tiranës ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi

Tedi Blushi:

Kjo bashki është marrë peng nga mafia e inceneratorëve. Kjo bashki është përvëluar dhe krimi i organizuar ka futur kthetrat në të.

Të dashur qytetarë dhe qendrestarë të Tiranës, kjo është një betejë për dinjitetin njerëzor, sepse bashkia e Tiranës është shtëpia e të gjithë qytetarëve të Tiranës.

Bashkia nuk mund të jetë strofull e hajdutëve që vishen me tanga, nuk mund te jete strofull e kriminelëve, e këtyre hajdutëve të pacipë dhe pa moral. E këtyre monstrave të cilët duhet të marrin ndëshkimin e merituar.

Ju besoj e patë çfarë ndodhi pak ditë më parë., vetëm 5 minuta shi, tirana u përmbyt, sepse taksat tuaja i ka marrë lumi.

Sepse me taksat tuaja Erion Veliaj vishet si një mafioz ordiner. Ky kriminel duhet arrestuar dhe duhet nxjerrë zvarrë nga kjo godinë, sepse ai e ka humbur besimin e qytetarëve.

Ndaj e ftoj policinë e shtetit qe kanë dinjitet që kanë familje na ndihmoni të arrestojmë këtë kriminel.

Na ndihmoni të arrestojmë këtë hajdut.