Vendosni fjalën kyçe....

Banka e njohur blen rivalen gjermane në marrëveshjen më të madhe që nga kriza financiare e 2008-ës


ABN Amro ka rënë dakord të blejë bankën private gjermane Hauck Aufhäuser Lampe për 672 milionë euro nga Fosun International e Kinës, për t’u zgjeruar në menaxhimin e pasurisë , marrëveshja e saj më e madhe që nga kriza globale financiare.

Marrëveshja e bankës holandeze vjen pasi huadhënësit evropianë kërkojnë të diversifikojnë të ardhurat e tyre duke investuar në fusha të tilla si menaxhimi i pasurisë dhe banka private.

“Blerja e propozuar do forcojë më tej pozicionin tonë dhe do t’u ofrojë punonjësve mundësinë për të luajtur një rol drejtues në tregun gjerman konsolidues,” tha në një deklaratë kreu i ABN Amro, Robert Sëaak. Gjermania është tregu më i madh i bankave private në Evropë.

Marrëveshja, e shpallur të martën, pritet të mbyllet në tremujorin e parë të 2025 dhe do rrisë asetet nën menaxhim të ABN Amro me 26 miliardë euro dhe do shtojë 2 miliardë euro kredi.

Pritjet e tregut për më shumë blerje këtë vit dhe vitin e ardhshëm ka të ngjarë të bien dhe ndikimi i marrëveshjes në përfitueshmëri do jetë i kufizuar, thanë ata.

“Mund të ketë më shumë zgjerim përpara dhe duke pasur parasysh raportet e shtypit për interesin e ABN-së për marrëveshje të tjera, mund të ketë interes për gjeografitë fqinje si pjesë e strategjisë së ABN-së në vijim”, shtuan analistët.

ABN Amro u shtetëzua gjatë krizës financiare të vitit 2008. Shteti holandez ka pakësuar në mënyrë të përshkallëzuar pronësinë e tij dhe në nëntor tha se po ulte aksionet e tij në rreth 40%.

Fosun, e cila po zvogëlon portofolin e saj pas vitesh zgjerimi, tha se do përdorte të ardhurat e shitjes për kapitalin e përgjithshëm qarkullues.