Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna ndaj avokatit  Sokol Mëngjesi, Drejtori i Policisë Vocaj e viziton tek Trauma


Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka shkuar në spitalin e Traumës për të vizituar avokatin Sokol Mëngjesi i cili u dhunua mëngjesin e sotëm në zonën e Ish Bllokut.

Avokati Sokol Mëngjesi ende po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, sipas burimeve nga Truama ka fraktura të shumta në kokë dhe në pjesën e ballit.

Ndërkohë dhe Universiteti i Tiranës ka bërë një reagim me ngjarjen e ndodhur ku dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi.

“Universiteti i Tiranës dënon sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi. Ne presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm.  Stafi i Universitetit të Tiranës është në këto momente pranë familjes së Sokol Mengjesit’ thuhet në njoftimin për median.